Më la pse nuk pranova të flinim bashkë!

Jam e re, 18 vjeçe, nga Klina. Isha në lidhje një vit me një djalë, me të cilin u grindëm pasi nuk pranova të shkoja në shtrat me të. Por, e keqja është se e dua shumë, shkruan Anita.

Problemi im është se ende e dua djaloshin e mëparshëm. Ai e ka kafenenë e vet në qendër të Klinës dhe në të punon deri vonë. Isha me të rrafsh një vit dhe kalonim shumë mirë. U grindëm një natë pasi ai më propozoi të shkonim në banesën e tij, kurse unë ende nuk isha e gatshme për një gjë të tillë.

Por, kur pash se do më lë, pranova të shkoja në banesën e tij. Ishte këmbëngulës që të bënim seks, kurse unë nuk pranoja assesi. Mirëpo, në fund pranoi se do bëjmë seks kur unë të jem e gatshme… E, një gjë e tillë mua më pëlqeu shumë… Pas një dy orë bashkë në banesën e tij, më la vetëm në të, meqë ai duhej të shkonte në kafenenë e tij që ta mbyllte lokalin.

Kur u kthye ishte ora 3 pas mesnate! Dhe edhe pse ishte vonë nuk deshi të më dërgonte në shtëpi, duke më thënë të flija me të. U ngrit në këmbë dhe vajti te dera. E mbylli derën me çelës, kurse çelësin e futi në xhep… Atë natë prindërit e mi nuk kishin fjetur fare, duke më pritur mua, meqë nuk dinim se ku ndodhesha, pasi që telefonin e mbylla qëkur hyra në banesën e tij. Në mëngjes e kishin dërguar kushëririn tim të më kërkonte në ato vende ku unë rrija zakonisht…

Dhe, që nga ajo ditë ka kaluar rrafsh një vit. Ai e ka gjetur tjetrën, miken time më të mirë. Problemi është se ende e dua. E thërras nganjëherë në telefon dhe sa herë që përgjigjet, mua më shtanget goja dhe zë nuk mund të nxjerrë dot. Shpejt e shpejt ia mbylli telefonin. Dëshiroj t’i tregoj se ende e dua, pavarësisht asaj se çfarë ka ndodhur…

Por, siç duket, te ne ekziston një dallim veç në moshë edhe në edukatë: ai me të parën deshi të bënim seks, kurse unë, me edukatën familjare që kam, doja të shkonim hap pas hapi, avash-avash… Apo deshi të më dënonte me seks që të më kishte në dorë sa herë të donte?/Anita