“Më kthe 10 milionët që më ke borxh”-“Ik moj manjake e çrregulluar”, ishat shajnë ndyrë njëri-tjetrin

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” ndodhi një përballje e hapur mes çiftit të shkrimtarëve Amedeus Baçi dhe Lumturie Kodrës që degjeneroi në sharje të rënda.
Baçi mohoi të kishte qenë i lidhur me Lumturien, por pranoi se kishte marrë donacione për librat që do i botonte.

Ai bëri akuza të rënda ndaj 56-vjeçares.

Ajo është e denoncuar, kanë nisur procedurat ligjore. Ajo nuk do ma kishte kursyer mua. Ajo ka gënjyer serbes-serbes. Ka bërë një akuzë monstruoze me njëfarë Nela me akuzon se kam një djalë klandestin me një femër 27-vjeçare dhe që e paskam mashtruar më parë. Nuk di ç’të them për të. Ose është me çrregullim bipolar ose është maniake, tha ai.

O mashtrues, ke vjedhur qeverinë. Do dalin femrat në gjyq do të akuzojnë,-ia ktheu Lumturia.