Me këto kushte Srpska është reshtura pas LDK-AAK-Nisma

Gazeta serbe “Novosti”, në numrin e së shtunës, 19 korrik, shkruan se pasi serbët e Kosovës kanë votuar për Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës, presin që pas votimit të qeverisë të formohet sa më parë Asociacioni i komunave serbe si dhe të ndalet privatizimi.

Aleksandër Jablanoviq, kryesues i listës “Srpska” është shprehur për “Novosti” se serbët përkrahin ata “me të cilët do të mund të sigurohet sa më shumë dobi për serbët në Kosovë dhe Metohi. Këtu e kemi fjalën për formimin e Asociacionit të komunave serbe si dhe formimin e komunave të reja. Gjithashtu, do të bëjmë të qartë se privatizimi në vendbanimet serbe është i papranueshëm dhe se do të angazhohemi për kthimin e pronës Kishës Ortodokse Serbe”.

Ndërsa sipas Marko Gjuriq, shef i “Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovë e Metohi”, Beogradi do të mbështesë pjesëmarrjen e serbëve në qeverinë e Kosovës me qëllim që të zgjidhen disa nga problemet e grumbulluara, siç është “marrja e dhunshme e pronës nga komunitetet serbe si dhe privatizimin plaçkitës”,transmeton indeks.