Me duar të lidhura, fëmija u hodh nga ballkoni

Kokën e ka të mbështjellë me fasha. Gërvishtjet i dukën në gjithë trupin. Në pjesën e poshtme të syrit të djathtë ka mavijosje.

Dorën e majtë e këmbën e djathtë e ka në gjips kurse në pjesën e barkut i shihen shumë hematome. Ky është F.T (14) në Ferizaj, i mbijetuar nga rënia e katit të tetë të banesës.

Dyshohet se atë e ka hedhur babai i tij. Në nervozizëm e sipër, dyshohet se ia ka lidhur duart dhe e ka fërfëlluar nga banesa, shkraun Tribuna.

Në këtë tragjedi, F.T ka pasur pak fat që ka mbijetuar. Poshtë ka rënë mbi tavolinën ku qëndronin disa policë.