Me dietën me mollë i humbni 4 kg për 5 ditë

Me dietën me mollë i humbni 4 kg për 5 ditë

Dieta me mollë është një dietë e thjeshtë, e cila, përveçqë ndihmon në humbje të peshës, e detoksikon organizmin dhe e shpejton metabolizmin. Kjo dietë gjithashtu ka pak kalori, sepse gjatë ditës konsumohen vetëm 1000-1200 kalori, transmeton gazeta Kosova Sot.

MOLLA

Kjo pemë përdoret më së shpeshti në dieta, nga arsyeja e thjeshtë, sepse është një ndër ushqimet më të shëndetshme. Përmban shumë vitamina, minerale dhe fibra e njëkohësisht ka vlerë të ulët kalorike. Krahas dietës rekomandohet konsumimi i së paku një molle në ditë. Është tonik i mirë për sistemin nervor, nuk trashë, ndërsa ndihmon tretjen. Duke u bazuar nga madhësia, një mollë mund të ketë prej 80 deri në 100 kalori.

DIETA

Gjatë dietës është e domosdoshme që të pini 2 litra ujë në ditë! Ushqimet e tjera që i konsumoni duhet të përmbajnë pak yndyrë.

DITA E PARË

Dita e parë është më e vështira, sepse përbëhet vetëm nga mollët dhe uji. Pra, për kafjall, drekë dhe darkë duhet të hani vetëm mollë deri në më së shumti një kilogram e gjysmë.

DITA E DYTË

Kafjalli: 2-3 mollë Dreka: 1 mollë, një sallatë jeshile me limon, 2 feta djathë me pak yndyrë, 2 karota dhe një e katërta e qepës. Darka: 2-3 mollë

DITA E TRETË

Kafjalli: 1 mollë, një pjesë buke me drithëra me kokrra të plota, një pjesë proshutë. Dreka: 1 mollë, një sallatë jeshile, 2 karota, një e katërta e qepës. Darka: 1 mollë në sasi mesatare.

DITA E KATËRT

Kafjalli: 1 mollë, një pjesë buke me drithëra me kokrra të plota, një pjesë proshutë me pak yndyrë. Dreka: 1 mollë, sallatë me perime të ziera (pa patate), 200 gramë mish pule. Darka: 1 mollë në sasi mesatare.

DITA E PESTË

Kafjalli: 1 mollë, 1 vezë e zier, një pjesë buke me drithëra me kokrra të plota. Dreka: 1 mollë, sallatë me perime të freskëta ose të ziera, 200 gramë mish të pjekur viçi ose pule. Darka: 1 mollë. Rekomandohet që të mos i qëroni mollët, sepse ashtu i hiqni fibrat që gjenden në lëvore të tyre.

PËRPARËSITË E DIETËS ME MOLLË

– Mund t’i gjeni dhe t’i blini lehtë. – Për shujta ku konsumohen vetëm mollët mund të konsumoni sasi të mëdha të tyre. – Është e lehtë për t’u mbajtur dhe nuk zgjat shumë. – Nxit konsumimin e lëngjeve: 2 litra në ditë. – Detoksikon organizmin dhe parandalon kapsllëkun.

MANGËSITË E KËSAJ DIETE

– Është shumë e rrezikshme dhe nuk është afatgjatë! – Është kufizuese kur bëhet fjalë për konsumim të kalorive, kështu që nëse e ndiqni këtë dietë mund të ndjeni nervozë, dhimbje të kokës dhe rraskapitje. – Mund të shkaktojë thartirë në lukth, për shkak të konsumimit të sasive të mëdha të mollëve. – Pas përfundimit të dietës njerëzit zakonisht fillojnë që të hanë tepër ushqim dhe krijojnë efektin jo-jo dhe i kthejnë kilogramët e humbur. Molla është një pemë e shëndetshme, dhe është e domosdoshme që të konsumohet për çdo ditë, por kjo dietë është edhe shumë e rrezikshme. Mos vuani me këto lloje të dietave që bazohen në uri. Zgjidhja për linjë të hollë nuk qëndron në aplikimin e llojeve të ndryshme të dietave, por në ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit.