Me çka mirren gjashtë motrat e Shkurte Fejzës (Foto)

Kjo foto është realizuar në manifestimin e 40 vjetorit të karrierës së këngëtares sonë të madhe, Shkurte Fejza , tek ajo shihet në mesin e gjashtë motrave të saj, shkruan Kosovarja..

Për ata që nuk e dinë : Motra e madhe , me emrin Hafize ka kënduar më herët se Shkurta, të cilën vetë Shkurta e ka pasur si shembull për të vazhduar më pas profesionin e saj. Për këtë vet Shkurta ka treguar në intervistat e mëhershme dhënë për revistën Kosovarja.

Ndërkohë, motra me emrin Drita , është njëra ndër motrat që njihet me talentin e saj si një shkrimtare e mirëfilltë, e cila ka të botuara shumë shkrime dhe disa libra. Motra më e vogël, Naxhija është këngëtare dhe jo e panjohur e skenës sonë muzikore, meqë ajo ka mbi 20 vjet karrierë të suksesshme .

Nga këto të dhëna edhe për gjashtë motrat e Shkurtes, nënkuptohet se, familja e këngëtares sonë të madhe , Fejza , është familje që ka kontribuar mjaft në skenën artistike , kulturore shqiptare.
maxresdefault-1-3-650x358