Me ardhjen e vjeshtës bie dëshira për seks

0022Koha e dëshirës së lartë seksuale, duket se po përfundon, bashkë me ditët dhe netët e zjarrta të verës së nxehtë.

Po afron vjeshta dhe duhet ta dini, se përgjatë saj, bashkë me gjethet bie dhe dëshira për të kryer marrëdhënie intime me partnerin tuaj.

Në një përfundim të tillë ka arritur një analizë e posaçme, e kryer nga Qendra e Mjekësisë Seksuale në Milano, duke publikuar falë rezultateve të saj, edhe një të ashtuquajtur ‘kalendar të dëshirës seksuale’.

Sipas saj, vjeshta është stina e vitit, në të cilën nis edhe të pakësohet drita natyrale, si edhe prodhimi i hormonit të testosteronit.

Duke i lënë vendin e parë kulmit të dëshirës seksuale, pa dyshim, sezonit veror. Dhe atij dimëror, natyrshëm pjesën e të qenit, seksualisht më pak i ngrohtë.