Me 3 hapa të thjeshtë nuk do të keni më nevojë të përdorni buzëkuq

loading...

loading...

Ndiqni këto hapa dhe nuk do ta ndjeni më të nevojshme të aplikoni buzëkuq sepse ky përbërës do t’i bëjë buzët e tua të duken ngjyrë rozë natyrale dhe më të buta se më parë.

Hapi 1 – Fillimisht hiqni shtresën e ashpër nga buzët e tua duke përdorur këtë scrub.

Ky pastrim mund të bëhet duke përzierë 1 lugë vaj kokosi me 1 lugë kripë deti në një tas.

Përzierja mund të aplikohet në buzë duke përdorur një copë pambuku. Masazhoni me gishta në lëvizje rrethore për rreth një minutë. Pas disa minutash, do të shikoni se buzët tuaja janë më të zbutura.

Hapi 2 – Përdoreni këtë balsam buzësh shtëpiak 3-4 herë në ditë.

Përzieni 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë vaj kokosit dhe ¾ lugë mjaltë me lugë.

Kjo përzierje gjithashtu mund të ruhet në një kavanoz me një kapak.

Gjatë gjithë ditës, ky balsam buzësh mund të përdoret sa herë që buzët tuaja kanë nevojë për hidratim.
Hapi 3 – Balsam për natën

Merrni vajin nga 1 kapsulë vitaminë E dhe aplikojeni këtë në të gjithë buzët tuaja.

loading...