Me 2 euro në ditë e mbajnë shpirtin gjallë

loading...

Histori mjerimi në kryeqytet

Nuk ka punë, ka vetëm varfëri

Familja 10 anëtarëshe Tora, në kryeqytet, po përballet me kushte të rënda ekonomikesociale. E vetmja shumë që ata gëzojnë nga “Dora e shtetit” është një ndihmë sociale në vlerë prej 75 eurosh. Familja ka nevojë për ushqim, veshmbathjeje dhe çka tjetër. Ndërkohë, jeta në shtëpi të huaj u është mërzitur

Familja 10 anëtarëshe Tora, në kryeqytet, po përballet me kushte të rënda ekonomikesociale. E vetmja shumë që ata gëzojnë nga “Dora e shtetit” është një ndihmë sociale në vlerë prej 75 eurosh. Ato nuk janë të mjaftueshme për familjen, andaj e shtrënguar nga varfëria e vazhdueshme, familja në fjalë po apelojnë për ndihmë. Për me keq, familja janë edhe pa kulm mbi kokë, ndërsa që nga paslufta ata jetojnë në një shtëpi të braktisur në kryeqytet. Kryefamiljarja Sabrije Tora rrëfen për të zitë e ullirit që është duke hequr ajo dhe familja e saj nga mungesa e gjërave më elementare për jetë. E, shpesh, sipas saj, në shtëpinë e tyre mungon edhe ushqimi. “Po si nuk po e kemi jetën e vështirë me 75 euro ndihmë sociale sa marrim nuk po arrijmë të sigurojmë as miellin, e të mos flasim më për gjërat më elementare për jetë, vërtet është një jetë e vështirë që nuk di nga të ia mbash”, tha ajo. Ndërkohë, shtëpia që kanë gjetur strehë tash e sa vite është pronë e një romi. Por, edhe ajo çati dukej se ishte e stërvjetruar dhe jo e përshtatshme për banim. “Mezi po arrijmë të sigurojmë bukën e gojës, ndonjëherë edhe pa të mbesim, e për orendi dhe kushte më të mira nuk behët fjalë. Mendoni një jetë të dhjetë anëtarëve të një familjeje me vetëm 75 euro në muaj sa marrim”, tha Sabrija me lot në sy, shkruan sot gazeta “Kosova Sot”.

Shet hekurishte për bukën e gojës

Bashkëshorti i Sabrijes, Islami, del për çdo ditë me karrocë për të mbledhur hekurishte, por, sipas saj, as nga ajo punë nuk fitohet tani. “Del, ndoshta rrinë gjithë ditën dhe kur bie mbrëmja a i fiton dy euro apo jo. Çka të bëjmë me to, nuk sigurohet as buka në mbrëmje. Por, duhet të dalë. Jeta është gjithqysh dhe duhet jetuar”, u shpreh Sabrija, duke u ankuar për pamundësinë për të arritur deri te një vend i punës.”Ka ardhur vakt i keq, më herët ia ke dalë disi, tani mbetesh edhe pa bukë. Me të vërtetë vështirë për t’u jetuar”, tha ajo, duke shtuar se kanë kërkuar punë, por nuk po arrijnë të gjejnë. Sabrija thekson gjithashtu se tashmë shpresat për ndërtimin e një shtëpie i ka të humbura, ndërsa jeta në shtëpi të huaj i është mërzitur. “Kurrë me këto kushte nuk blihet e as ndërtohet shtëpia”, tha ajo, duke pohuar se një ditë mund të mbesin edhe në rrugë, nëse kërkohet nga pronari i shtëpisë për t’ia liruar shtëpinë. Kjo zonjë ka bërë të ditur gjithashtu se edhe kjo aktualja nuk i plotëson kushtet për banim, por që nuk kanë pasur nga t’ia mbajnë.

Nuk kanë para as për barna

Sabrija ka njoftuar gjithashtu se ka nevojë edhe për trajtime mjekësore, por që nuk ka para as të shkojë te mjeku. “Nuk kemi mundësi të shkojmë as te mjeku kur kemi nevojë për të”, tha ndër të tjera ajo. Sido që të jetë, Sabrija nuk e ka hallin e saj tani, ajo lutej që nipat dhe mbesat të rriten shëndosh e mirë dhe gjithashtu lutej që për ta t’u ofrohen kushte më të mira. “Ne kemi mall për shumëçka, për ushqim, për veshmbathje, e çka jo. Por, tani nuk kam hallin tim, tani po brengosem për fëmijët, të cilët janë duke u rritur. Sigurisht se iu kanë lakmi bashkëmoshatarëve të tyre kur shohin se ata kanë blerë rroba të reja. Tani kanë ndryshuar kohët dhe nuk është sikurse përpara kur të gjithë kemi qenë njësoj”, u shpreh ajo, duke përkëdhelur flokët njërës nga mbesat që i rrinte afër. Apeli nga Sabrija nuk mungoi as për ushqim, veshmbathje për fëmijët, por as për një kulm të sigurt mbi kokë.”Për të gjitha jemi nevojtarë. Për të gjitha, sepse po vuajmë në mungesë të gjithçkaje”, tha ajo, duke lutur që dikush nga bamirësit të shtrijnë dorën e humanizmit dhe të sjellin lumturi te fëmijët e pafajshëm.

Të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë familjes në fjalë këtë mund ta bëjnë në numrin e telefonit 044 555 090.Me 2 euro në ditë e mbajnë shpirtin gjallë

loading...

loading...