“Më 1 tetor edhe tri universitete”!

Më 1 tetor nisin punën tri universitetet publike, në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë.

“Hapja e këtyre universiteteve po i bënë të ndihen mirë edhe qytetarët e atyre komunave, por edhe të vendeve tjera përreth. Jam i sigurt se në Universitetin e Gjilanit do të kemi studentë edhe nga Lugina e Preshevës”, ka thënë për Epoka e Re ministri i Arsimit, Ramë Buja.

“Hapja e këtyre universiteteve publike e ka edhe një të mirë: fut konkurrencë. Me një fjalë, do t’i fusim në garë se cili po arrin suksese më të mira”./LajmeOnline/