Mc Kresha, videoklip në Dubai

Mc Kresha mbase është ende me pushime në Dubai, ku pati shkuar para afro dy javëve për incizimin e një videoklipi të ri. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, me veshje tradicionale arabe.

Sipas disa informatave ai gjatë xhirimeve në Dubai ka qenë mysafir edhe i biznesmenti të njohur tetovar, Lazim Destani, babai i aktorit të njohur Blerim Destani.

“Nxehtë ka me qenë sivjet vera”, ka shkruar reperi në profilin e tij, duke aluduar me gjasë në videoklipin dhe këngën e re, ose mbase edhe në klimën e nxehtë të Dubait.