Mc Kresha sjell albumin e radhës

0

Reperi ynë i njohur Mc Kresha, së fundi ka punuar albumin e tij me 12 këngë me titullin “Emciklopedi” dhe i cili do të lansohet me datën 25 prill në të gjitha portalet e shitjeve “online” si iTunes, Amazone si dhe në audio cd nga një produksion i yni vendas.

Në këtë album bashkëpunimet janë nga më të ndryshmet si ai i cili është paralajmëruar edhe më herët, me artistin e famshëm nga Amerika – Juelz Santa i njohur si pjesëtar i grupit DIPSET që njihet për shumë bashkëpunime si këngë me JayZ, Chris Brown, Rick Ross, Lil Wayne, Cam’ron etj.

Albumi ka po ashtu mysafirë artistë vendas si Lyrical Son, Noizy dhe Keepman ndërsa për muzikën janë kujdesur Strike
Beatz, Press Play, Roq, K-Master dhe Host Music. E veçanta e këtij albumi është se është punuar në studio gjermane me standarde internacionale dhe i është kushtuar shumë rëndësi edhe miksimit dhe “masteringut”.

Këngët në album të gjitha do të punohen edhe me video.