MC Kresha: Do të luajmë në “Egjeli”

loading...

foto (5)

loading...
Reperi mitrovicas Kreshnik Fazliu – MC Kresha, krahas Festim Arifit – Lyrical Son, do të shfaqet në ekranet televizive si pjesë e serialit “Egjeli”, që realizohet nga humoristët e njohur Stupcat.

“Po, do të luajmë në serialin “Egjeli”. I falënderojmë shumë Stupcat për ftesën, të cilën e kemi pranuar me shumë kënaqësi.Shpresojmë se do të kënaqim publikun në episodën e trembëdhjetë të serialit”, ka thënë MC Kresha për Indeksonline, pa dashur të zbulojë më tepër rreth rolit që do të aktrojë.
Gjatë vitit të kaluar , Kresha publikoi  edhe videoklipin e këngës me titull “Çok Güzel”, që  ngjanë me një film të metrazhit të shkurtër, ku MC Kresha ka shfaqur edhe aftësitë e tij aktruese.
“Stupcat” janë një grup humoristik që debutoi në vitin 2002 në Radio Televizonin e Kosovës . Grupi përbëhej nga Osman AZEMI, Vedat BAJRAMI, Blerim QERIQI, Agron SOKOLI dhe Feim ADEMI. Për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, por këtij grupi në vitin 2004 iu bashkangjit Mensur Safqiu, kur ata realizuan hitin humoristik të tyre “KULSHEDRA”.

Ata kanë pasur rastin të dalin edhe para publikut shqiptar në Tiranë, duke marrë pjesë  ”Portokalli” ku pritet të rikthehn edhe gjatë kësaj sezone televizive.
“Stupcat” vazhdojnë të jenë aktiv me serialin e popullarizuar “Egjeli”, që shfaqet çdo javë në television.
loading...