Mc Kresha dhe Lumi B vijnë me këngën Vront

loading...

Pasi Vig Poppa publikoi videoklipin e këngës “Big Love”, në bashkëpunim me Nora Istrefin, është anëtari tjetër i KAOS që do të publikoje materiale të reja muzikore.

Lumi B ka paralajmëruar publikimin e bashkëpunimit të tij me reperin nga Mitrovica, MC Kresha, në këngën e titulluar ”Vront”.

Mc Kresha, i cili gjatë vitit 2012 ishte shpesh në fokusin e mediave pas lidhjes me këngëtaren Rozana Radi, ka lënë pas këtë histori, duke u angazhuar shumë në muzikë.

Para pak muajsh ka dalë në treg edhe albumi i tij i tretë “Air Force”, ndërsa ai po punon në realizimin e projekteve të reja. Ai ka paralajmëruar edhe publikimin e videoklipeve “F*ck’em”, videoklipit “Fejkera” dhe “Scrim”/Orainfo

loading...