Mbretëria me njëmbëdhjetë banorë (Foto)

loading...


Fare në jug të Costa Smeraldas së famshme të Sardenjës, ishulli i vetmuar i Tavolaras shtrihet përgjatë detit bojë qielli në një mal të dhëmbëzuar.

Aty nuk ka rrugë dhe as hotele, ndërsa cepi i vetëm i banueshëm është një shteg me rërë të bardhë, madhësia e të cilit mund të matet me hapa nga njëri skaj në tjetrin.

Pikërisht këtu jeton Antonio Bertoleoni. I njohur më mirë si “Tonino”, peshkatari i dikurshëm 83-vjeçar është pronari i restorantit të vetëm të Tavolaras dhe sundimtari i ishullit, i cili rastis të jetë mbretëria me popullatën më të vogël në botë, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “BBC”.

Gjatë 22 vjetëve të fundit, Tonino ka komanduar këtë minimbretëri prej 5 kilometrash katrorë, i veshur me pantallona të shkurtra dhe me sandale.

Mbreti më i thjeshtë i botës

“Unë mbase jam mbreti më i thjeshtë në të gjithë botën”, thotë Tonino, duke i “varrosur” këmbët në rërë dhe duke shikuar në drejtim të restorantit të tij. “Privilegji i vetëm që gëzoj si mbret janë shujtat pa pagesë”.

Mbretëria e Tavolaras aktualisht po shënon përvjetorin e tetëmbëdhjetë.

tavolara2

loading...
tavolora1 Tavolara_Island-780x439

loading...