Mbretëresha e prostitucionit në Ballkan: Jeta ime është tmerr, kur isha dhjetë vjeç babai im…(Foto)

zeljka-rolovic-1-620x350-600x339

Pasi u arrestua herën e fundit, numrat dhe emailat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë si dhe të biznesmenëve më të pasur në regjion u gjetën në telefonin e saj.
Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Montenegro, dhe në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë, shkruan telegraf.rs, transmeton lajmi.net

Unë erdha në universitet në Beograd por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu.

E njohur si Madam Seljka, këto ditë ajo rrëfeu detaje për jetën e saj të turbullt.

Unë isha dhjetë vjeçare kur babai e vrau nënën time, vjehrrën dhe më pas veten. Tre plumba për njërën, tre për tjetrën dhe një për veten. Ai kishte menduar me muaj për këtë gjë.

Nëna më lindi kur ishte 16 vjeçare. Ajo mbeti shtatzënë në moshën 15 dhe më solli mua në jetë në moshën 16, pastaj vëllaun Zeljo në moshën 17 vjeç. Nëna punonte si pastruese në spital dhe babai e donte shumë. Por ai ishte shumë xheloz, rrinte i dehur tërë kohën dhe nëna ime nervozohej me të. Kur dëgjonim muzikë, e dinim se babai po vinte i dehur në shtëpi. Ai gjithmonë merrte dinarë dhe paguante muzikantë që të këndonin në shtëpinë tonë. Ai ulej tek tavolina dhe pinte, ndërkohë që dy-tre njerëzit që vinin për të kënduar, vazhdonin derisa atë e zinte gjumi. Më pas, ata shkonin në shtëpitë e tyre- rrëfen Madam Zeljka, tash 39 vjeçare.

Ajo e kuptoi se babai i saj ishte i dhunshëm. Ai ndonjëherë e godiste nënën.

Prindërit nuk u morën kurrë me fëmijët, andaj Zeljka dhe vëllau u ndjenë të neglizhuar, rrinin vazhdimisht në rrugë dhe kur i mbushën 7-8 vjeç, përfunduan në jetimoren Bijela pranë Herceg Novit.

Zeljka atje vodhi këpucë, sanduich, uiski e gjëra të tjera për babain e saj…mori pjesë në luftime, bëri gjëra skandaloze.

“Unë dhjeva në kokën e një vajze derisa ajo ishte duke fjetur. Ajo më urrente mua…Oh, çfarë kemi bërë”, thotë Zeljka, derisa tregon se ka ikur nga jetimorja në moshën 14 vjeçare.

Ajo kaloi dy ditë në shtëpi me gjyshin e vdekur, gjë që tregon se sa e lënë pas dore ka qenë ajo. Gjyshi i kishte vdekur nga alkooli, kur ajo ishte pesë vjeç dhe nuk e dinte fare se po rrinte me një të vdekur në shtëpi.

Një ditë, ai nuk u ngrit më nga shtrati. Unë dhe vëllau menduam se ai po flinte. Dy ditë ne e thirrëm për ta zgjuar. Kur xhaxhai dhe halla erdhën për të na marrë, zbuluam se ai kishte vdekurzeljka-rolovic-768x511