Mbi 30 zjarrfikës shpëtojnë ponin

loading...

8

loading...
Zjarrfikësit në një fshat të Londrës luftuan gjashtë orë për të shpëtuar një poni pasi ai kishte rënë në një gropë të thellë.

Grace Hilliar, 47 vjeç i kishte thirr zjarrfikësit pasi poni 5 vjeçar i quajtur Nova ishte ngujuar në një gropë të thellë mbi dy metra.

Më shumë se 30 zjarrfikës përfshirë këtu edhe një specialist nga ekipi i shpëtimit e nxorën nga gropa Novën që nuk kishte marr asnjë lëndim.

Grace ka thënë se Nova kishte rënë në gropë derisa ai ishte duke kërkuar barishte për të ngrënë.

“Ajo ishte me fat pasi ka rënë poshtë me këmbët e tij dhe jo me trup”, ka thënë ajo.

Zëdhënësi i zjarrfikësve ka thënë se ekipi ka hequr shumë shkurre për të mundësuar shpëtimin e kalit.

“Pastaj ata e kanë ngritur tripodin dhe pajisjet tjera. Më vonë e kemi ngritur lartë ponin pa asnjë lëndim”.

loading...