Mbeti e paralizuar, i shoqi e la pas 5 ditësh. Gruaja tregon si e gjeti lumturinë

Pësoi një aksident të rëndë, prej të cilit mbeti e paralizuar. Gruaja e cila ishte nënë e katër fëmijëve u la nga i shoqi pesë ditë pasi u mësua, se ajo nuk do mund të ecte.
Ai i cili duhet t’i qëndronte pranë në të mirë dhe në të keq, vendosi të largohej, pasi nuk donte të kujdesej për një të “paaftë”.

Por 37-vjeçarja angleze Riona Kelly, nga Halifax, West Yorkshire, nuk u dorëzua, duke vijuar përpara deri sa njohu Keith Mason, një lojtar rugby, i cili u dashurua pas saj dhe me të cilin është e lidhur aktualisht.

Gruaja pas aksidentit të ndodhur në mars të vitit 2015, vijoi jetën e saj me moton “kurrë mos u dorëzo”.

Duke folur për ‘Daily Mail’, ajo tregon se, “Pesë ditë pas aksidentit isha në spital, kur im shoq më dha gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar. Ndihesha e shkatërruar, por më pas mendova se duhet të bëhesha e fortë për fëmijët e mi, dhe për vete. Më pas gradualisht nisa të ndihesha çdo ditë e më mirë”.

Ajo tregon se si rastësisht lindi dashuria me Richard.

“Në Facebook shkrova një postim ku kërkoja një trajner personal, kështu njoha Keith. Pas rehabilitimit vijuam të dëgjoheshim dhe aty lindi diçka. Jemi bashkë prej 11 muajsh, fëmijët e duan dhe unë ndjej se po jetoj jetën që meritoj”, thotë gruaja, shkruan noa.al.

Riona shprehet se teksa kthen kokën mbas ndjen se e ka jetuar martesën në mënyrë të mjerueshme, por se vetëm tani ndjen se familja është e lumtur.