Mbetën në kolonë, të sapomartuarit vallëzojnë në mes të rrugës (VIDEO)

screenshot-8_1480373203-5607850

Një çift i sapomartuar në Ohio refuzuan që kolona në trafik t’ua prishte ditën e dasmës, dhe kështu vendosën që ta bëjnë vallëzimin e tyre të parë në mes të autostradës. Çifti, që mbetën anonim, ishin duke shkuar në gostinë e dasmës së tyre me videografin Levi Curby kur mbetën të ngujuar në kolonë. Curby tha për WLWT se vetura e tyre kishte mbetur aty për një orë, kur dikush nga një automjet tjetër iu sugjeroi atyre që ta bënin vallëzimin e tyre të parë në bllokadën e trafikut, Ky është vallëzimi i tyre: