Mbani dietë dhe nuk dobësoheni?! Ja ku qëndron problemi dhe si të bini në peshë pa mbajtur dietë

A ju ka ndodhur të mbani dieta e të mos dobësoheni?! Kjo është një gjendje që ju ndodh shumë përsonave për faktin se nuk i kanë të aktivizuara hormonet që bëjnë të mundur djegien e yndyrës. Disa njerëz kanë një metabolizëm të përsosur, pavarësisht çfarë dhe kur hanë ata ndihen plot energji dhe nuk depozitojnë yndyrë në trup. Natyrisht që kjo është një e mirë që vjen për shkak të gjenetikës apo mënyrës së jetësës. Ja disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të përshpejtoni metabolizmin e për pasojë të bini në peshë pa mbajtur një dietë specifike:

Qëndroni të hidratuar: uji është një ndër elementet më thelbësore të trupit. Nëse pini ujë në mënyrë të mjaftueshme do t’ju përshpejtohet metabolizmi dhe s’do të ndjeni nevojën e urisë për një periudhë të gjatë kohore.

Hani mëngjes: gjatë natës për shkak të pasivitetit metabolizmi ngadalësohet. Prandaj gjëja e para që duhet të bëni kur të zgjoheni është të hani një mëngjes të shëndetshëm në mënyrë që metabolizmi të fillojë të bëjë punën e tij. Padyshim se nëse doni të dobësoheni duhet edhe të hani shëndetshëm. Gjëja më e mirë do të ishte ta fillonit mëngjesin me proteinë (psh vezë).

Hani shpesh: nëse qëndroni për një kohë të gjatë pa ngrënë, metabolizmi ngadalësohet dhe do të merrni të kundërtën e asaj çka dëshironi. Prandaj për të rritur metabolizmin dhe për ta përshpejtuar atë, ju duhet të hani shpesh, por në porcione të vogla.

Aktivitet fizik: është një nga pikat kyçe që e bën metabolizmin të funksionojë në efikasitet maksimal. Nuk është e thënë të shkoni patjetër në palestër për ta arritur këtë gjë. Merrni shkallët në këmbë, mos merrni ashensor dhe ecni çdo ditë të paktën 30 minuta.

Kalciumi është thelbësor: hulumtimet kanë treguar se marrja e përditshme e kalciumit në sasinë e nevojshme përshpejton metabolizmin.

Gjumi: flini 7­8 orë në ditë. Mos hani 1 orë para se të flini dhe metabolizmi do të kryejë aktivitetin e tij normal në efikasitet të plotë.