Mbajti trupin e gruas së vdekur për 6 ditë në shtëpi, tregon arsyen

loading...

loading...

Rusell Davidson kishte mbajtur trupin e gruas së tij për gjashtë ditë në të njëjtën dhomë ku flinte dhe ka sqaruar në Facebook se si kishte vendosur që bashkëshorten Wendy ta mbajë edhe për disa ditë afër vetes.

Bashkëshortja e tij Wendy kishte vdekur nga kanceri më 21 prill, por para se ta digjte trupin e saj Rusell e ka mbajtur në shtëpi, për të ndierë praninë e saj, pasi i dukej sikur ajo i buzëqeshte dhe sipas tij kjo gjë është e mirë dhe për të.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë. Siç i kam thënë një miku, nuk ekziston asgjë në këtë botë që mund t’i ndodhë një njeriu nëse qëndron disa ditë i vdekur mbi dhe”, ka thënë ai.

Lexo edhe Horoskopi 20. mars 2017
Rusell, pas gjashtë ditësh e ka djegur trupin e bashkëshortes së tij dhe në llogarinë personale në Facebook u rekomandon miqve që njerëzit para se t’i dërgojnë në botën tjetër, t’i mbajnë në shtëpi.

Një tjetër ngushëllim për Z. Davison ishte se, gjatë fazave të fundit të jetës së Wendy, ajo i kishte thënë atij se nuk do ta kishte ndërruar jetën e saj për asgjë në këtë botë. “Kjo për mua ishte tepër ngushëlluese”, tha ai.

loading...