Mbaji duart larg nga flokët! Specialistët shpjegojnë arsyet pse

Screen-Shot-2014-05-17-at-11.19.12-650x358-560x308

Nëse e gjen shpesh veten duke prekur flokët sa herë që nuk je duke bërë diçka, atëherë duhet të kesh parasysh disa këshilla për t’i mbajtur duart larg.

Çfarë tregon në të vërtetë prekja e flokëve me duar? Një nga tri gjëra: parehati, pasiguri dhe flirt. Nëse kjo e fundit është plotësisht e ndërgjegjshme, këtë herë vëmendja përqendrohet tek dy të parat.

Fillimisht, sipas stilistëve të flokëve, ky është një ves që e kanë shumë vajza, por sidomos nëse ato kanë flokë kaçurrela, dëmi është më i madh, nëse janë mësuar të luajnë shpesh me flokët e tyre.

Zakonisht, vajzat që kanë flokë kaçurrela i rregullojnë ato me duar dhe me solucione të ndryshme sa herë që i lajnë flokët, por pak prej tyre marrin parasysh se kjo është e dëmshme për flokët, pasi me kalimin e kohës, kaçurrelat bien.

Sa herë që je duke parë televizor, duke lexuar një libër dhe në mënyrë të pandërgjegjshme e gjen veten duke luajtur me flokët, një mënyrë është t’i mbash të mbledhur për të shmangur lojën me duar.

Përpiqu gjithmonë që gjatë kohës së lirë në shtëpi t’i mbash flokët “të zënë”, derisa të të largohet vesi për të luajtur me ta. Një mënyrë janë edhe maskat e ndryshme natyrale. Kështu, jo vetëm largon duart nga flokët, por edhe i ushqen dhe i hidraton ato.

Ndërsa pas dushit dhe tharjes, flokët janë më të butë dhe të provojnë t’i prekësh, përpiqu që t’i krehësh në mënyra të atillë që t’i largosh gjithmonë nga fytyra. Kështu nuk të të pengojnë shikimin, por edhe nuk të provokojnë prekjen.

Sa herë që duhet t’i prekësh, ji e sjellshme me flokët. Mos harro që sa herë i prek mund t’u sjellësh atyre dëme, si t’i këpusësh dhe dëmtosh majat.

Për të pasur flokë sa më të shëndetshëm, përpiqu të mos përdorësh shumë balsam. Zbutja e tepërt që krijon balsami i bën flokët më të rëndë dhe të parehatshëm, shkruan revista class. Në këtë mënyrë provokon edhe më shumë “sikletin” e prekjes së flokëve.

Sa herë në situata të sikletshme, kujto që t’i mbash duart në flokë nuk është edhe aq serioze. Përveç rasteve kur po flirton me dashje.