Max Irons, i frikësuar nga aksidenti në “The Host”

f1_14max-iron1363252927

Aktori Max Irons është tmerruar kur voziti për herë të parë një veturë gjatë xhirimit të skenave për filmin e ri “The Host”, sepse ai nuk dëshironte të bënte aksident dhe ta lëndonte kolegen e tij Saoirse Ronan.

Aktori 27-vjeçar, i biri i aktorit legjendar Jeremy Irons nuk kishte vozitur asnjëherë më parë para se atij t`i kërkohej të realizonte skenat me aktoren irlandeze dhe ishte i frikësuar se eksperienca e tij para timonit do të çonte në ndonjë aksident.

“Unë mësova të vozis gjatë xhirimit të ‘The Host’… Frikësohesha se do të bëja aksident dhe do ta lëndoja Saoirsen. Kurrë më parë nuk kam vozitur. Isha caktuar që të vozisja një xhip të Luftës së Dytë Botërore dhe duhej të vozisja në shkretëtirë sa më shpejtë që të mundja. E bëra dhe ishte një gjë shumë e keqe dhe kur u ktheva, ata vendosën Saoirse prapa meje në veturë dhe më thanë, ‘Bëje përsëri’. Ajo çfarë mendoja ishte se çfarë do të ndodhte po të bëja aksident, apo diçka e keqe t`i ndodhte asaj”, ka thënë ai.