Matoshi: Vetëvendosje po luan me nervat e liderëve të tri partive politike

Analisti Halil Matoshi thotë se Vetëvendosje nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë që ka dhe nuk mund ta “prishë gjithë atë që është ndërtuar deri tani”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje po luan me publikun dhe me “nervat e liderëve të tri partive politike”.

“Unë pres dhe logjika ime politike më thotë se VV nuk do t’i ikë, nuk do ta prishë këtë koalicion, nuk do ta prishë këtë mund, nuk do ta gjuaj kot gjithë këto ditë takime, pazare, jo pazare, parime, jo parime. Mendoj se me asnjë kusht VV nuk do t’i bëhet patericë pushtetit të Thaçit”, ka thënë Matoshi për emisionin “Click” të RTV 21.

“VV përveç që po luan me publikun pak a shumë, po luan me nervat e liderëve të tri partive politike, për të treguar se praktikisht i ka në pëllëmbë të dorës dhe dëshiron të ju diktojë nga ideologjia që praktikisht e mbështetë kjo Lëvizje. Praktikisht VV pra ka kërkuar një lloj vetoje në shumë gjëra”, ka thënë ai./zeri/