“Material Girl” Rita Ora

loading...

loading...
Pak kohë më parë Rita Ora njoftoi se do të ishte imazhi i ri i linjës “Material Girl”, në pronësi të Madonna-s, dhe sot të gjithë fansat e saj kanë mundësi të shohin punët e para.

Kanë dalë në qarkullim dy fotot e para të Ritës si imazhi i “Material Girl”. Në njërën prej fotove, këngëtarja me origjinë shqiptare, qendron e vëshur me një fustan të thjeshtë në sediljen e parë të një autobusi urban në Londër.

Rita Ora zëvendësoi modelen Georgia May si imazh i “Material Girl” muajin e kaluar. Mediat amerikane dhe ato angleze thanë se këngëtarja ishte zgjedhja e Madonna-s dhe vajzës së saj për të qenë fytyra e re e linjës.

“Rita është një bukuri e lindur. Por ajo që na tërhoqi më shumë tek ajo është siguria dhe afrimiteti që ajo ofron përmes muzikës dhe stilit të saj të vecantë në veshje, në skenë dhe jashtë saj, në foto apo në rrugë, ajo është një magnet”, do të deklaronte Madonna pak pas prezantimit të Ritas si imazh i “Material Girl”.

loading...