Maskë speciale për lëkuren e fytyrës

mask-300x291[1]

Ju mund të keni një lëkurë të mrekullueshme vetem nëse kujdeseni pak për atë dhe e trajtoni atë me produktet e duhura. Këto produkte mund t’i gjeni në farmaci, në dyqane kozmetike, por dhe mund t’i përgatisni vetë në shtëpi, mjafton që të keni përbërësit e duhur dhe të jenë natyral.

Përbërësit;

1 lugë vazelinë

1 lugë krem

1 lugë djathë shtëpie

1 lugë mjaltë

1 lugë miell tërshëre

Përgatitja;

Në një tas hidhni të gjithë përbërësit me radhë, dhe përzieni me mikser. Vendoseni masken mbi fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta. Në fund shperlajeni fytyren me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë që të mbyllni poret e hapurta nga trajtimi me këtë maskë.