Maskë me pjeshkë, mjaltë dhe limon

maske-300x226[1]

Keni provuar të trajtoni fytyren tuaj me maska natyrale? Maska që ne kemi vendosur t’ju sugjerojmë kësaj radhë është e përbërë nga produkte të shëndetshme,  të cilat do të ushqejnë lëkuren tuaj me vitamina. Kjo maskë rigjeneron qelizat dhe heq yndyren e tepërt.

Përbërësit;

1 pjeshkë

1 lugë mjaltë

1 lugë limon

Përgatitja; Hidhni në një tas pjeshkën, të cilës i keni hequr lëkuren më parë dhe e keni bërë pure. Pastaj shtoni me radhë mjaltin dhe lëngun e limoni. I përzieni me mikser deri sa të formohet një masë homogjene, dhe vendoseni masken në fytyrë. Masken e lini të qëndrojë 20-25 minuta dhe në fund shperlajeni me ujë të vakët. Vendosni mbi fytyrë një krem zbutës që të ruajë sa më gjatë efektin e maskës./riniaforum.info