Maskë masazhuese! Mund ta përgatisni në kushte shtëpie

Lëkura herë pas here ka nevojë për kujdes të veçantë në mënyrë që të ketë yndyren dhe lagështinë që i nevojitet. Mizioner.com ju sjell një maskë masazhuese që ta përgatisni në kushte shtëpie:

Përbërësit:

½ patate e zier
¼ avokado
2-3 pika vaj ulliri

Përgatitja:

Heqni farat nga avokadoja. Bëni pure avokadon dhe pëzieni me pataten të cilen e keni zier më parë dhe e keni bërë pure. Hidhni këto dy përbërës në pjatë dhe pastaj hedhni 2-3 pika vaj. Patatja e zakonshme përdoret pothuajse në të gjitha tiper e recetave që ju sugjerojmë prandaj mos u sheqetsoni të kërkoni ndonjë lloj të veçantë.

Por, që të keni rezultat më të mirë ju këshillojmë që pataten t’a përdorni të ngrohtë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme ju këshillojmë të mos përdorni vaj ulliri në recetë. Me masken e përftuar lyeni lëkuren e fytyrës dhe e lini të qëndrojë 15-20 minuta. Shperlani fytyren me ujë të vakët. /mizioner.com/