Maskë fytyre me ananas. Do të dukeni shumë më e re

Maska me ananas. Ananasi është burim vitaminash, i rekomandueshëm për t’u përdorur nga të gjitha tipet e lëkurave.

Ky frut ka veti hidratuese, lufton plakjen, lufton aknet si dhe i jep shkëlqim rinor lëkurës. Pastron lëkurën nga papastërtitë dhe largon qelizat e vdekura nga poret e lëkurës. Kështu ju do të dukeni më e re dhe për më tepër do të ndjeheni më e re, citon noa.

Para se të aplikoni maskën lajeni fytyrën dhe qafën me ujë të freskët.

Është mirë që të bëni një dush të nxehtë apo dush me avull për të pastruar dhe hapur poret e lëkurës.

Përbërësit: 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë gjelle mjaltë organik, disa feta ananasi të freskët.

Përgatitja: Në një tas të vogël shtoni mjaltin, vajin dhe ananasin, përziejini bashkë deri sa të merrni një masë.

Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë duke shmangur sytë. Te sytë vendosni 2 feta trangulli të freskët.

Maskën mbajeni 15 minuta.

Përqendrohuni dhe mendoni relaksohuni duke menduar vetëm gjëra pozitive.

Pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët./24oreinfo.com


Comments are closed