Maska unike që redukton rrudhat në fytyrë dhe duar

loading...

loading...

Rrudhat janë një proces që ndodh me kalimin e viteve, si një shenjë identifikuese e plakjes. Janë të shumtë njerëzit që nuk e pranojnë dot faktin se në fytyrën dhe trupin e tyre po shfaqen rrudhat e para.

Ato bëhen të dukshme kryesisht në fytyrë, qafë apo në duar. Ka një formulë të mrekullueshme e cila redukton rrudhat në një masë të madhe.

Përbërësit:
½ gotë tërshërë pluhur
¼ gotë bajame
¼ gotë fara luledielli
4 pika vaj ulliri
Krem qumështi

Përgatitja dhe përdorimi:
Vendosni bajamet në një blender që t’i bluani për pak minuta. Më pas hidhni në të farat e lulediellit dhe tërshërën. Shtoni vajin e ullirit dhe kremin e qumështit dhe lërini derisa të merrni një përzierje homogjene.

Aplikojeni përzierjen në fytyrë apo në duar, pra në zonat ku keni rrudha.Lëreni për 30 minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajini me ujë të pastër.

loading...