MASKA QË HEQ RRUDHAT MË MIRË SE SA BOTOX-i!

Mendoni se ka ardhur koha për të bërë botox? Largojeni nga mendja këtë mendim, sepse maska që po ju sjell sot, do të mbushë rrudhat e fytyrës suaj më mirë se sa botox-i!

Nga të gjitha maskat që përgatiten në kushte shtëpie, besoj se kjo është më efikasja për sa i përket dukshmërisë. Pamja e ripërtërirë e lëkurës do t’ju befasojë më shpejt nga sa mund ta imagjinoni.

Përbërësit

gjysmë avokado të shtypur

2 lugë gjelle pluhur kakao

1 lugë të vogël mjaltë

1 lugë të vogël pluhur kanelle (e ëmbël)

+ 2-3 pika vaj bajame

Përgatitja

Në një enë të vogël përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë e trashë. Në vijim, aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër duke e lënë të veprojë 25-30 minuta. Pastaj kryeni shpëlarjen me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 3 herë në javë./albstroka.com/

*Në qoftë se jeni alergjike/ë në ndonjë prej përbërësve të mësipërm mos e përdorni.albstroka-blog-shkrime-nga-lorena-stroka-heqje-rrudhash-maska