Maska me hudhër për fytyrë me akne. Më e mira që keni provuar ndonjëherë

loading...

loading...

Perimet janë ndër produktet më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një ushqyerje të mirë. Por, ato përveçse në kuzhinë kanë një përdorim të gjerë edhe në industrinë e kozmetikës dhe në trajtimet e bukurisë.

Kur ato përdoren pa u përpunuar kanë një efekt të mahnitshëm, veçanërisht në lëkurë. Hudhra është shumë e dobishme dhe është perfekte për të luftuar shqetësimet që mund të keni me lëkurën.

Nëse keni probleme me fytyrën, të tilla si me tonalitetin apo aknet, kjo maskë është pikërisht ajo që ju duhet. Hudhra përmban vitamina C, E dhe A që e mbajnë lëkurën larg radikaleve të lira.

Përbërësit:

½ lugë gjelle miell misri

Pak lëng limoni

Pak pluhur dru sandal (e gjeni në dyqanin e bimëve mjekësore)

Pak pastë hudhrash (e gjeni në supermarket)

Disa pika qumësht

Përgatitja:

Hidhni në një enë të vogël miellin e misrit, lëngun e limonit, dru sandalin pluhur dhe pastën e hudhrave. Shtoni edhe disa pika qumësht derisa të bëni një lloj paste.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Lajeni atë me ujë të ftohtë. Efektet do t’i evidentoni që në përdorimin e parë.

loading...