Maska e duhur për rrathët poshtë syve

maske14-300x183[1]

Shumë femra kanë probleme me rrathët që krijohen poshtë syve. Arsyet përse krijohen këto rrathë me ngjyrë kafe poshtë pjesës së syrit janë nga më të ndryshimit, një ndikim të madh ka stresi, pagjumësia, përqendrimi për një kohë të gjatë në televizor ose në liber. Prandaj, që të eleminoni këto rrathë të cilët ju dhurojnë një pamje aspak të këndshme mund të përgatisni këtë maskë speciale e cila do t’ju befasojë me efektin e saj.

Përbërësit;
1 lugë vaj bajameje
1 lugë vaj ulliri
1 lugë vaj gruri
30 pika vaj luledielli
1 lugë vaj me vitamine E
Përgatitja;
Në mikser hidhni të gjithë llojet e vajrave dhe farat, përzieni mirë deri sa të krijoni një pastë të trashë. Masken e përgatitur e vendosni tek rrathët e syve dhe e lini të qëndrojë të pakten 30 minuta. Këtë maskë përgatiteni me të njëjtin proces cdo ditë nëse dëshironi të vëreni efektin që dëshironi.