‘Mashtrimi’ i Elifit në foto

Aktorja e dashur turke, Hatce Sendil po përflitet sëfundmi për ‘mashtrimin’ e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me anë të fotoshopit.

E veshur me një fustan vishnje, aktorja ka dashur të duket më e dobët dhe më elegante pak muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Por, me anë të një lëvizjeje teksa ka fotoshopuar trupin, gabimisht ka shtrembëruar edhe parmakët.

“HaberTurk” raportoi se shumë ndjekës që e pëlqejnë shumë si aktore profesioniste e quajtën “amatore” në fotoshop.

Aktorja e bukur 34-vjeçare njihet për rolin e Elifit në serialin “Një Pjesë e Imja”, transmetuar në Tv Klan.