“Maserati” ruan ekskluzivitetin, shet 75 mijë vetura në vit

0“Maserati” nuk do të shesë më shumë se 75 mijë vetura në nivel global gjatë një viti, për të ruajtur ekskluzivitetin e markës, tha të enjten kreu i tregjeve të përgjithshme, Umberto Maria Cini.

Menaxhmenti i “Maseratit” ka thënë se është në rrugën e duhur për të përmbushur këtë cak të shitjeve, transmeton Koha.net.

Tipet nga marka “Maserati”, që do të vijnë nga fundi i vitit 2015 apo në fillim të vitit 2016, do të jenë “GranTurismo”, ”Quattroporte” dhe “Ghibli” nga Levante SUV. Pas “Levante”, kompania ka premtuar edhe një tip sportiv “Alfieri” dy vendësh.

0a