Masakrohet me thika 23-vjeçari, refuzoi seksin treshe me dy djem


Një 23 vjeçar është masakruar dy ditë më parë në një apartament në Romë, në përfundim të një feste me miqtë, ku kishin përdorur alkool dhe drogë. Sipas mediave italiane, viktima Luca Varani është gjetur i zhveshur, i masakruar me thikë dhe çekiç, ndërsa policia ka identifikuar autorët e krimit, dy shokët e tij, Manuel Foffo 29 vjeç, pronari i apartamentit ku ishte organizuar festa dhe Marco Prato 30 vjeç, i njohur në Romë për organizimin e festave mes homoseksualëve. Menjëherë pas ngjarjes, Marco Prato ka tentuar të vetëvritet dhe ndodhet në spital, ndërsa Manuel Foffo është vetëdorëzuar në polici. Sipas hetimeve të para, policia dyshon se 23 vjeçari është vrarë, pasi ka refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me dy shokët e tij. Në fakt Luca Verani nuk ishte homoseksual. Ai kishte një histori dashurie me një vajzë prej rreth 8 vjetësh. Edhe në faqen e tij në Facebook, 23 vjeçari postonte shpesh shprehje kundër homoseksualëve, si “Zoti nuk krijoi Adamin dhe Claudion”, apo “JO martesave gay, rroftë familja”. Njeri prej autorëve të krimit, Mnuel Foffo deklaroi në polici se e kishin kryer vrasjen nën efektin e drogës, thjesht për të ndjerë emocionet e një vrasjeje.
djaliii