Masakër në Mianmar/ Vriten dhjetëra fëmijë e gra muslimane, trupat dalin nga lumi

Që nga e premtja, të paktën 18.500 Rohingya, një pakicë muslimane në shtetin Rakhine të mbytur në konflikt të vendit, kanë ikur nga një rritje e dhunës duke kaluar në Bangladesh, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Forcat e armatosura dhe murgjit budistë kanë vrarë me qindra myslimanë në Arkan të Mianmarit, mes tyre gra dhe fëmijë duke djegur mbi 800 banesa në një zonë bregdetare në Burma, e cila është e përfshirë prej kohësh nga një konflikt ndëretnik të ashpër mes myslimanëve dhe budistëve, dhunë e cila u përshkallëzua në qershor pas lajmit për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze budiste.

Më shumë se 18 mijë myslimanë, mes tyre të sëmurë dhe të frikësuar për jetën, kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar kufirit me Bangladeshin, për t’i shpëtuar dhunës më të ashpër në 5 vitet e fundit.

Dhuna shpërtheu javën e kaluar, vetëm pak orë pas bërjes publik të një raporti të shumëpritur mbi trajtimin e “Rohingyas”-ve nga Komisioni Këshillues i shtetit Rakhine, i udhëhequr nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Raporti paralajmëronte se trazirat në Rakhine mund të dilnin jashtë kontrollit, për sa kohë nuk merreshin urgjentisht masa.