Martohet në fshehtësi

Edhe familja e këngëtares së famshme, Cheryl Cole, kishte mësuar për martesën e së bijës përmes “Facebook”-ut. Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj kishin mbetur të shtangur kur ajo kishte bërë të ditur se ishte martuar në fshehtësi me të dashurin e saj të ri, Jean-Bernard Fernandez-Versini, javën që shkoi.

Ajo tani ka bërë të ditur se edhe ka marrë mbiemrin e burrit të saj, duke vendosur kështu që pas katër vjetësh nga divorci nga ish-bashkëshorti, Ashley Cole, të heqë mbiemrin e tij. Mirëpo, ajo në karrierën e saj muzikore dëshiron të identifikohet vetëm me emrin e saj, pra Cheryl. “Cheryl është një vajzë tradicionale, prandaj do të marrë mbiemrin e burrit të saj të ri.

Ajo deri tani e ka mbajtur mbiemrin e ish-burrit të saj, pasi nuk kishte dashur të kthehet në mbiemrin e saj Tweedy. Por, tani kanë ndryshuar gjërat dhe ky është njeriu me të cilin ajo dëshiron të kalojë pjesën e mbetur të jetës. Por në muzikë, ajo do ta përdor vetëm emrin Cheryl”, ka thënë një mik i saj.

Ylli i hitit “Fight For This Love”, besohet se është martuar me Jean-Bernard në një ceremoni të vogël ku ishin të pranishëm vetëm 4 persona, në ishullin Mustique në West Indies. Ajo ka përdorur “Instagram”-in për të konfirmuar lajmin dhe duke postuar një foto me unazën nga diamanti në gisht. “Zakonisht nuk e diskutoj jetën time publike, por dua të ndajë një lajm të mirë me ju. Jean-Bernard dhe unë jemi martuar më 7.7.14”, ka shkruar ajo.