Martohen në spital, derisa gruaja ishte në fazën e katërt të kancerit (Foto/Video)


Destini Schafer, ishte në fazën e katërt të kancerit, e planet që kishte bërë me të fejuarin e saj Brandon Thomas për tu martuar në Xhamajka, nuk arriti të realizojë për arsyen që u diagnostifikua me këtë sëmundje të rëndë dhe u detyrua të shtrihet në spital.
Ashley Shipley, ishte infermierja që morri këto pamje kaq interesante dhe të prekshme, kur çifti u martuan brenda në spital, transmeton lajmi.net.

Ata kanë edhe një djalë të vogël tetë muajsh, e së bashku me të dhe familjarët e tyre, ata organizuan këtë martesë.

I fejuari i saj, tashmë burri, e dinte që ëndrra e saj ishte të martoheshin sa më parë, e nga frika që ajo do të largohej shpejt nga kjo botë e bëri të mos priste ditët kur ajo do të dilte nga spitali. Pa hezituar fare ai organizoi martesën e tyre brenda në spital.

“Doja që ajo të ndahej nga ne e lumtur, doja të ishte në gjendje të mirë dhe të përqendrohej në diçka tjetër e jo në sëmundjen e saj”, ka thënë Thomas.

Thomas, për më tepër ka hapur edhe një llogari “GoFundMe”, për t’i ndihmuar kush kanë mundësi për trajtim mjekësor për gruan e tij./lajmi.net
LN