Martesat me gjini të njëjtë: Rebelohen Julian Deda e Ermal Mamaqi

loading...

loading...

Dy aktorët e humorit, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë dalë kundër martesa gay. Në ditën ndërkombëtare të këtij komuniteti, dy aktorët kanë dhënë mesazhet e tyre.

“Unë jam kundër martesave të së njëjtës gjini”, shkruan në faqen e tij në Facebook, aktori Julian Deda, ndërsa të njëjtin mesazh ka dhënë edhe aktori dhe moderatori, Ermal Mamaqi.

Mesazhi i Julian Dedës në Facebook:

Une jam kunder martesave te se njejtes gjini.

Ajo reklama ku nje femije rritet me dy nena, promovon te panatyrshmen. Siç eshte e panatyrshme nderhyrja ne kodin e familjes. Dhe e dini pse, sepse ky kod eshte bere natyrshem per familjen tradicionale, e cila po kerconehet perdite nga shfaqje te tilla. Une nuk jam kunder, qe çdokush te kete familjen e tij, por do ishte mire qe familja te vazhdoje te jete e shendetshme, me role te ndara ku burri ben Babain dhe gruaja ben Nenen. Si mund te rritet nje femije me dy nena? Mire kjo, por akoma me e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, qe ky femije te rritej me dy baballare, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull.

Nderkohe qe ne kete vend ka rene flama social-politike, keta gjejne kohe dhe guxim te promovojne anti-familjen.

Ore kam nje pyetje per ju te “dashur” LGBT-ista, meqe jeni edhe shqiptare qe jetoni te perditshmen. Ç’mendoni ju per situaten e keqe ekonomike, per papunesine, per drogen, per pergjimet, per aferat seksuale, per taksat e larta, per kendin e lojrave te parku i liqenit, per aksionin opozitar, per artin dhe teatrin, per arsimin e per shume probleme qe ka vendi juaj i mjere, i cili po kalon ditet e tija me te vshtira? Prononcohuni, ndihmoni ne zgjidhjen e situatave, kontriboni ne permiresimin e debatit publik, sepse kjo ju ben te barabarte dhe te perfshire ne jeten e perditshme. Apo, nuk ju intereson asgje perveç kauzave tuaja te pakuptimta, te cilat ju i perdorni çdo vit per te marre miliona lek nga organizatat e huaja dhe vendase, duke i genjyer ata, duke u thene atyre se jeni te diskriminuar.

Behuni te dobishem per vendin tuaj. Harxhojini energjite per gjera te natyrshme, sepse e panatyrshmja te lodh, te torturon dhe ne fund nuk fiton asgje.

P.s. Shpresoj, qe ky status te mos bllokohet me urdher te brendshem

Ja çfarë ka shkruar sot në Facebook Ermal Mamaqi:

“E keni parasysh atë momentin kur takohen çunat dhe puthen me faqe? Sot është dita që nuk takoj asnjë shok. Njerëzit janë bërë shumë të ndjeshëm dhe ngatërrohen. Gëzuar miq. Unë dhe Pastori i Kishës time përsëri jemi kundra Martesave Gay. Pro jetës, pro familjes, pro shoqërisë, pro dasëm burrë me grua”.

loading...