Martesa e tre vajzave, babai shndërrohet si djalë i ri

vajzat-500x320

Tre motra, të cilat do të martoheshin morën një vendim “ekstrem” për babanë e tyre, pasi dëshironin që ai të dukej sa më mirë në ceremonitë martesore.

Përtej një kostumi serioz nuset duhet t’i japin këshilla të shumta baballarëve sesi ata duhet të qëndrojnë në çdo moment të dasmës.

Por, 3 vajzat e 56-vjeçarit John Charmin, të cilat do të martoheshin brenda shtatë muajve ishin të shqetësuara sesi babai i tyre do të dukej në ceremonitë martesore dhe e bindën atë të kryente ndërhyrje estetike, raporton noa.al.babai

Njëra nga tre vajzat, Nicole ka treguar për një emision televiziv: “Nisur nga fakti se ne do të martoheshim, të gjithë njerëzit do të ishin të pranishëm në këto ceremoni dhe kjo ishte mundësia më e mirë për babanë tonë që të kryente këto ndërhyrje estetike që të dukej sa më mirë”, u shpreh ajo.

Ndonëse 56-vjeçari, me profesion shofer ishte kundër këtij vendimi, bashkëshortja së bashku me vajzat e bindën dhe ai pranoi të kryente ndërhyrje estetike që të eliminonte rrudhat në pjesën e syve dhe në pjesën e gojës.

Pas kësaj ndërhyrje 56-vjeçari deklaroi se ndjehej si 30-vjeç dhe ishte i kënaqur me këtë rezultat ashtu sikurse edhe vajzat e bashkëshortja e tij.