Marselini kërkon të sqarojë debatet; Banorët i kundërvihen

loading...

thumb (5)

loading...
Marselini për një kohë të gjatë mundohet që të sqarojë debatet që ka kaluar me banorët e tjerë. Justifikimet e tij nuk pranohen nga banorët e tjerë dhe si rezultat ndodhin debate pas debatesh.
Në oborr dalin të gjithë banorët dhe të gjithë përfshihen në debate. Kështu Marselini debaton me Elonën dhe pas saj me Shpendin, me Etlevën, me Ilirin etj. i vetmi banor që duket se i del në mbrojtje Marselinit është Anaidi i cili në një moment kundërshton Evën dhe ajo ia kthen edhe atij duke i thënë se edhe Anaidi si Marselini janë hipokritë dhe bëjnë lojë të pistë.

Anaidi përkrah Marselinin duke thënë se çdonjëri prej tyre ka të drejtë që të luajë në mënyrën që do, por banorët e tjerë e kundërshtojnë. Marselini shfajësohet duke thënë se ai i ka sqaruar debatet që ka pasur më Anaidin dhe Joanën, prandaj dhe është afruar përsëri me ta.
Kundërshtarët e Marsellinit në debate janë të shumtë dhe përgjithësisht ata ndajnë mendime të përbashkëta për sa i përket sjelljes së tij.

Kështu banorët ndër të tjera mendojnë se Marselini po përpiqet që të kërkojë miqësi prej tyre. këtë gjë Marselinit ia thotë fillimisht Elona dhe më pas ia përsërit edhe Xhimi i cili shprehet “duket sikur po kërkon shoqëri me zor”, por Marselini nuk e pranon këtë dhe thotë se ai ka të drejtë të thotë atë që mendon sepse është thjesht një opinion i tij.
Për një kohë të gjatë banorët diskutojnë për sjelljen e Marselinit në debatet e shumta që ka pasur gjatë ditëve të kaluara me banorët dhe të gjithë përsërisin idetë e tyre.

loading...