Marrota: Llorente në Juventus nga muaji Korrik

loading...

Athletic Bilbao's Fernando Llorente

loading...
Fernando Llorente juventin…por që nga sezoni i ardhshëm. Administratori i deleguar i Juventusit, Beppe Marotta konfirmon se shoqëria është shumë pranë blerjes së bomberit bask, por ai konfirmon se do të mbërrijë në Torino vetëm pasi për mbyllë çdo detyrim kontraktual me Athletic Bilbaon. Me pak fjalë, Conte nuk mund të besojë te lojtari për pjesën e dytë të sezonit, ashtu siç u përfol ne media ditët e fundit.

“Nëse do të gjejmë mundësinë për të forcuar skuadrën që u shpall kampione, do ta bëjmë. Llorente? Jam shumë optimist dhe mendoj se do të luajë me Juventusin duke filluar që nga muaji Korrik, jo më parë”.

Konturet e kontratës së sulmuesit bask janë përcaktuar prej kohësh. Llorente do të firmosë një kontratë deri në vitin 2017 me 4.5 mln Euro në sezon plus bonuset e lidhura me ecurinë e tij. Por “Zonja e Vjetër” nuk mund ta konsiderojë të mbyllur riformatimin e sulmit që këtë sezon po çalon. Drogba dhe Lisandro Lopez nuk janë fshirë nga lista e Marottas.

Gjithsesi, prioritet mbeten zgjedhjet brenda kampionatit ku Immobile, Gabbiadini e Boakye do të jenë në qëndër të vëmendjes edhe gjatë ditëve të ardhshme. NJë tjetër emër është edhe talenti kilian i Universidad Catolica, Nicolas Castillo. Sulmuesi 19-vjeçar po tregon një formë të shkëlqyer në kampionatin U-20 të Amerikës së Jugut. Të enjten, drejtuesit e shoqërisë torineze do të bisedojnë edhe me agjentin e 18-vjeçarit ekuadorian Jose Cevallos.

loading...