Marrja e vitanimave artificiale në doza të mëdha shkurton jetën

loading...

vitamines

loading...
Marrja e vitanimave artificiale në doza të mëdha mund të shkurtojë deri në 1/4 jetëgjatësinë, ishte përfundimi i një studimi të publikuar ditën e hënë.

Studimi i përqendruar rreth vitaminave C dhe E tregoi se personat që abuzojnë me marrjen e këtyre suplementeve kanë pasoja tepër të rrezikshme për shëndetin. Përfundimet e tilla, të publikuara në “Biology Letters”, ngrenë debatin mbi nevojën e ekzistencës së një kontrolli, për vitaminat që në shumë raste tregëtohen pa recetë në farmaci apo supermarkete.

Trupi i njeriut nuk e depoziton vitaminën C, e cila sigurohet nga frutat dhe perimet. Kjo vitaminë është një element i domosdoshëm që ndihmon në rigjenerimin e përbërësve të gjakut, ndërësa vitamina E, me shumicë tek drithërat, lajthitë apo bajamet ndihmon në ruajtjen e strukturës qelizore.

Një mashkull me një trup mesatar ka nevojë për vetëm 4 miligramë vitamina në ditë, ndërsa një grua për 3 miligramë. Megjithatë, tableta që kanë qindra herë më shumë përqëndrim të vitaminës se sa doza e nevojshme tregëtohen lirshëm si suplemente.

Ndonëse antioksidenatët dhe vitaminat njihen edhe për cilësitë e tyre të mira në ngadalësimin e efektit të plakjes, një studim i Universitetit të Gllasgout, në Skoci, tregoi se mbidoza sjell efektin e kundërt, duke përshpejtuar plaken dhe rritur shanset e prekjes nga sëmundje të rënda në një moshë edhe më të hershme.

loading...