Marrëveshja largoi ndikimin e Beogradit në Kosovë

Integrimi i katër komunave veriore, shuarja e strukturave paralele, funksionalizimi i doganave dhe heqja e barrikadave janë disa nga pikat e marrëveshjes së 19 prillit që janë përmbushur deri më sot
Marrëveshja e 19 prillit mes Prishtinës dhe Beogradit, që të shtunën ka mbushur një vit nga momenti i nënshkrimit, po vlerësohet e suksesshme nga zyrtarë që kanë qenë të përfshirë në këtë proces. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në një intervistë për gazetën Tribuna, ka thënë se dokumenti në fjalë për 12 muaj ka arritur në shumë plane t’i integrojë serbët e veriut dhe ta largojë përfundimisht ndikimin e Beogradit mbi këtë pjesë të qytetarëve të Kosovës.

“Unëmendoj se Serbia është duke e hequr gradualisht ndikimin dhe ndikimi përfundimtar i Serbisë në këtë pjesë do të varet nga ajo se sa Serbia dëshiron të përparojë drejt Bashkimit Europian. Në qoftë se Beogradi heq dorë nga politika e ndërhyrjes në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ardhmëri më të mirëevropiane”, ka thënë Tahiri.

/Tribuna