Marotta: Ibra, kampion i madh por skuadra ka parametra të cilat duhen respektuar

marotta

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta foli për momentin e mirë që po kalon skuadra dhe për merkaton. “Në këto momente jam i lumtur për skuadrën që kam, jemi të përqëndruar si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. Merkato? Më vonë do të mendojmë për të, e rëndësishme për momentin është ecuria e skuadrës në kampionat dhe përballja me Bayernin e Mynihut në Champions League. Probabiliteti për të fituar në Europë edhe pa bërë çmenduri në merkato? Duhet të shohim kë kemi kundërshtarë sepse çdo vit përballesh me situata të ndryshme. Në futbollin e organizuar e rëndësishme është të kesh kulturën e të punuarit fort, kjo nevojitet për të patur vazhdimësi në fitore. Ibrahimoviç? Është një kampion i madh por skuadra ka disa parametra të cilat duhen respektuar,”, përfundoi Marotta.

Antonio Conte do të qëndrojë në stolin e Juventusit edhe për shumë vite të tjera. Të paktën, kështu konfirmon drejtori sportiv, Beppe Marotta, në një deklaratë për shtypin italian.

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje në raportin tonë. Nuk ka nevojë për asnjërën nga palët që të kërkojë zgjedhje të tjera. Conte ka një identitet që pak të tjerë e kanë brenda tyre dhe falë këtij identiteti, tashmë synojmë rezultate të rëndësishme, në nivelin e famës së këtij klubi. Besoj se raporti ynë do të vazhdojë përpara edhe për shumë vjet”, tha Marotta.