Marokeni tenton të bëjë seks me të dashurën e shqiptarit, kapet mat dhe hidhet nga dritarja

loading...


Shpëtoi për fat vetëm me disa fraktura në këmbë një maroken, i cili kishte hyrë në banesën e të dashurës së shqiptarit, teksa ky i fundit ishte me shërbim pune jashtë.
Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe sipas medieve italiane, policisë iu desh pak sa ta sqaronte. Marokeni, ishte ftuar nga vajza, e dashura e shqiptarit (emrat nuk bëhen të ditur), për të kaluar natën së bashku.

Por të dy nuk e kishin parashikuar se shqiptari 30­vjeçar, që punonte në Francë do të kthehej një ditë më herët se planifikimi. Ndërkohë që shqiptari po hynte në apartament, e dashura e tmerruar nga xhelozia e tij, nisi të gjente një vend për të fshehur mikun e ftuar.
Por shqiptari dyshoi menjëherë kur pa në tavolinë dy gota verë dhe në korridor këpucë mashkulli, që nuk ishin të vetat. Nisi kërkimin nëpër qoshet e dhomave dhe pa që dera e banjës ishte e mbyllur nga brenda. Aty ishte fshehur marokeni, shkruan “Panorama”.

Shqiptari e shkelmoi derën, por ndërkohë i huaji nga frika kishte kërcyer disa metra poshtë duke u hedhur nga dritarja. Nga hedhja pësoi dëmtime në këmbë dhe u detyrua të paraqitej në spital, ku pas disa dëshmish u zbulua edhe e vërteta.
m1

loading...

loading...