Mario Gotze – trenerkat Adidas, patikat Nike

Mario Götze's Nike fashion faux-pas at Bayern Munich unveiling - video


Si duket, Mario Gotzes nuk i ka mjaftuar gjoba që mori nga Bayern Munichu, kur u prezantua nga gjiganti bavarez, pasi e bleu atë nga Borussia Dortmundi.
Dy ditë më parë, në një eveniment promocional të klubit të tij të ri, fenomeni gjerman u prezantua me një palë trenerka të Bayernit, me firmën Adidas, si të gjithë lojtarët tjerë, por nëse shikoni poshtë në fotografi, mund të vërehet qartë se ai ka të veshura një palë patika të kuqe me shenjën Nike.

Sponsor i Bayernit është Adidasi, kurse i Gotzes, Nike, kështu që ai ka rënë në hall të madh. Kjo është një sfidë e madhe e dy gjigantëve të veshmbathjeve, për t’u futur sa më furishëm në botën e futbollit.
Natyrisht, përfaqësuesin gjerman e pret një tjetër gjobë nga klubi i tij i ri. /LajmeOnline/