Marina nuk e ftoi në dasmë, por Ermali nuk ia kurseu dhuratën (FOTO)

Pavarësisht se ajo nuk e ftoi në dasmë, Ermali s’mund ta ftonte në program pa i uruar dasmën dhe pa i lënë disa porosi që ia kishte futur në një kuti.
Kjo është kutia e dhuratave që Ermali kishte rezervuar për Marinën. Sapo e ftoi në program, Ermali ia nisi porosive:
Një tufë me hurdha, që Marina duhet t’i vendoste poshtë jastëkut, disa fije fshese për të shmangur syrin e keq, një shegë si simbol i pjellorisë, por edhe një arush që largon syrin e keq: “Nëse i ndodh Getit ndonjë gjë, atëherë shpoje këtë me një gjilpërë për të larguar magjinë…” – vijon porositë e tij Ermali për nusen e re, e cila, megjithëse e kupton mjaft mirë humorin e Ermalit, sërish e ka të vështirë që ai, si edhe të tjerët ta shohin tashmë me një status të ri në jetën e saj. Jo për gjë, po as ajo vetë nuk është mësuar akoma me të qenit “grua e martuar”
Shikoni fotot më poshtë

Marina Vjollca