Mariah Carey nxjerr shpatullën

loading...

loading...
Mariah Carey u shtrua në spital për t’u kuruar nga një dëmtim që pësoi gjatë xhirimeve të videoklipit të hitit të ripërpunuar të saj, “Beautiful”.

Këngëtarja postoi një foto në internet ku shfaqej me shpatullën e lidhur. Diagnoza e mjekëve nxorri lëvizje të shpatullës dhe disa dëmtime të lehta në pjesën e majtë të kraharorit.

“Nxorra shpatullën gjatë xhirimeve të videos me Jeezy për remiksin e ri të këngës”, shkruan Carey në profilin e saj në Twitter.

Nick Cannon e quajti bashkëshorten e tij “një heroinë” sepse vetëm dy orë pas incidentit ishte e gatshme të rikthehej sërish në shesh-xhirim, por mjekët nuk e lanë pasi dëmtimi ishte më serioz nga c’u mendua në fillim.

Aktualisht Mariah ka marrë disa ditë pushimi që po i kalon në shtëpinë e saj, ndërsa pritet t’i bashkohet koncertit të bamirësisë për viktimat e uraganit Sandy në Nju Jork ditën e shtunë.

loading...